Haxhi Shala komenton rrahjen në Kuvend: Gjuajtja me ujë lejohet, këtë na ka mësuar Albini

Aktuale

Haxhi Shala komenton rrahjen në Kuvend: Gjuajtja me ujë lejohet, këtë na ka mësuar Albini

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 18:16
Haxhi Shala

Anëtari i AAK-së, Haxhi Shala ka komentuar rrahjen në Kuvend që ndodhi javën e kaluar.

Ai tha se i vjen mirë që nuk është pjesë e Kuvendit, derisa fajin për rastin ia la pushtetit, pasi sipas tij vendosja e fotografisë dhe hedhja me ujë është e lejuar. Shala tha se gjuajtjen me ujë ua ka mësuar kryeministri Kurti.

“Ma mirë që s’jam dhe jam shumë i lumtur që unë nuk jam pjesë e parlamentit, sepse aq të padurueshëm janë, shpesh rri me deputetë, vetëm ai që e ka mikrofonin dëgjohet, të tjerët bërtasin, është vështirë të zhvillohet aktivitet në kuvend, i bien tavolinave. Në këtë rast fajtor është pushteti, Ganja me atë fotografi që e vendosi aty është e lejueshme, uji është i lejueshëm sepse na ka mësu Albini, amo me të sjellë me shishe të ofendosh, kjo është e patolerueshme… Veprimi i Bislimit ishte shumë agresiv”, tha Shala.

Ai tha se Kosova ka humbur shumë në imazhin ndërkombëtar dhe në të brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat