Kontrata për lobim në SHBA, reagon Musliu Shoshi

Aktuale

Kontrata për lobim në SHBA, reagon Musliu Shoshi

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:54
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka paguar 147 mijë euro për një kontratë lobimi në SHBA.

Ajo thotë se kjo Qeveri është “hajgare”, derisa thekson se problemi lind tek shuma dhe kompania lobuesr.

“Qeveri hajgare!

Qeveria e Kosoves paska paguar 147 mije euro per nje kontrate lobimi ne ShBA. Lobimi ne ShBA eshte jashtezakonisht i rendesishem dhe absolutisht i nevojshem.

Deri ketu, jemi ne rregull. Problemi, megjithate, lind tek shuma dhe tek kompania lobuese. Perderisa shtetet paguajne miliona euro ne lobim, 147 mije euro jane absolutisht te pamjaftueshme per te arritur suksesshem rregullimin e raporteve tashme te demtuara se tepermi nga kjo qeveri. Dhe e dyta, keto 147 mije euro, sado te pakta, shkojne tek nje kompani e dy shqiptaro-amerikaneve, te cilet nga nje hulumtim i shpejte ne internet, nuk kane ndonje aktivitet te theksuar dhe as ndonje lidhje te afert me zyrtaret e Administrates amerikane.

Keto para me mire do ishte t’i shkonin nje kompanie serioze lobimi, se sa te silleshin neper shoqerine e Donika Gervalles. Mirepo, ne anen tjeter, asnje kompani serioze s’do te merrte nje kontrate lobimi per nje vlere te tille”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat