Bislimi mungon në Komision, Blerta Deliu vendos fotot e tij duke e gjuajtur me shishe Lushtakun

Aktuale

Bislimi mungon në Komision, Blerta Deliu vendos fotot e tij duke e gjuajtur me shishe Lushtakun

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 06:52 Përditësuar në ora: 09:43 më 21.07.2023
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Bislimi s’shkon në Komision, Blerta Deliu vendos fotot e tij duke e gjuajtur me shishe Lushtakun

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, ku ishte ftuar të raportonte zeëvendëskryeministri Besnik Bislimi, shkaku i mungesës së këtij të fundit.

Në sallën ku do të mbahej mbledhja, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vendosur disa fotografi ku shihet Bislimi duke e gjuajtur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës me 13 korrik kishte përleshje fizike ndërmjet deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë.

Fillimisht kryeministri, Albin Kurti u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ndërkohë që zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e gjuajti më pas Lushtakun me një shishe. Pas kësaj deputetët e PDK-së dhe minsitrat u përfshinë në rrahje masive.

U deshën orë që normaliteti të kthehej në sallën plenare, por edhe pas pauzës përsëri pati tensione në Kuvend, përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalimin e hyrjes së seancës, deputetë të opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren.

Tensionet në Kuvendin e Kosovës vazhduan ku deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë krye temë e medieve botërore.

​Nuk shkon Bislimi, dështon mbledhja e komisionit për integrim evropian

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për integrime evropiane, ku do të raportonte zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ishin deputetët e mazhorancës që munguan, derisa i pranishëm nuk u pa as zëvendëskryeministri Bislimi.

Deputetët e PDK-së vendosën edhe disa fotografi të Bislimit duke hedhur shishe në seancën e javës së kaluar.

Pas kësaj deputetët opozitarë pritet të mbajnë konferencë për medie.

Zëvendëskryeministri Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi sot do të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin për media nuk bëhet e ditur se cila është tema për të cilën do të raportojë Bislimi.

Ndryshe në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Mbledhja fillon në orën 9:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat