Demiri falenderon eurodeputetin Mandel për angazhimin e tij për Kosovën

Aktuale

Demiri falenderon eurodeputetin Mandel për angazhimin e tij për Kosovën

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 21:59
Foto nga vendi i ngjarjes

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se është takuar me mikun e madh të vendit tonë, Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian.

Demiri, në një postim në Facebook, ka falënderuar eurodeputetin austriak për angazhimin e tij të palodhshëm në të gjithë proceset e rëndësishme për Kosovën.

Kënaqësi e veçantë të prisja sërish në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem mikun e madh të Kosovës, z. Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian.

E falënderova z. Mandl për angazhimin e tij të palodhshëm në të gjithë proceset e rëndësishme për shtetin tonë”, shkruan Demiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat