Rrahet brutalisht pronari i diskotekës në Kamenicë

Aktuale

Rrahet brutalisht pronari i diskotekës në Kamenicë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një person është rrahur brutalisht nga disa persona brenda një kafeneje.

Siç mëson media i rrahuri është biznesmeni, Alban Klaiqi, pronari i një diskoteke në Kamenicë.

Media ka siguruar pamjet ekskluzive, derisa Klaiqi shihet duke pirë kafe me disa persona teksa atij i afrohen sulmuesit, të cilët e rrahin pa ndalë.

Nga pamjet shihen edhe dy femra, njëra prej tyre tenton ta ndalojë situatën por kot. Viktima shihet i shtrirë për toke e i gjakosur. Tek atëherë vërehen personat që po e shoqëronin duke “i ndihmuar”. Teksa sulmuesit lëshojnë lokalin.

Gazeta ka provuar ta kontaktojë Klaiqin por i njëjtit ska qenë i qasshëm.

Pamjet i gjeni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat