Jashari thotë se do të reagojnë nëse Qeveria përjashton veteranët nga paga minimale

Aktuale

Jashari thotë se do të reagojnë nëse Qeveria përjashton veteranët nga paga minimale

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 18:13
Xhavit Jashari

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, thotë që shoqatat e dala nga lufta do ta presin interpretimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Ligjit për Pagën Minimale.

Megjithatë, Jashari thotë se nëse merret ndonjë vendim nga Qeveria për rritjen e pagës minimale para se të marrë vendim Kushtetuese, atëherë shoqatat e dala nga lufta do të reagojnë.

“Nëse kjo Qeveri e bën ngritjen e pagës minimale ku përjashtohen veteranët atëherë ne nuk do ta presim as interpretimin e Kushtetueses dhe do të marrim qëndrimet edhe vendimet tona që i kemi bërë publike më herët”, ka thënë Jashari në Ditari në Tëvë 1.

Ndryshe, ligji për pagën minimale ka marrw shumicwn e votave më datën 13 korrik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat