Deklaratat e Bislimit, Krasniqi: Të vijë për raportim në komision para se të kushtëzojë BE-në

Aktuale

Deklaratat e Bislimit, Krasniqi: Të vijë për raportim në komision para se të kushtëzojë BE-në

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 20:57
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se “nuk duhet të shpallen zgjedhjet në veri pa u hequr sanksionet”.

Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, përmes një shkrimi në Facebook i ka bërë ftesë Bislimit që të shkojë për raportim në komision, siç tha ajo, para se ky i fundit të kushtëzojë BE-në.

“Z. Bislimin e ftoj publikisht që të respektoj Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të paraqitet për raportim në Komisionin për Integrim Evropian lidhur me detajet e marrëveshjes për deeskalim, para se të bëjë kushtëzime të tilla ndaj BE-së.

Kompromiset në dëm të Kosovës i keni bërë standard të politikës së jashtme.

Mjaft më, ky vend e këta qytetarë nuk ju kanë asnjë borxh të i trajtoni kështu.

Koordinimin nga ShBA-ja i keni zbritur tek Millan Radoijçiqi”, ka shkruar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat