Surinami “çnjeh” Kosovën? Ky është reagimi i Daçiq

Aktuale

Surinami “çnjeh” Kosovën? Ky është reagimi i Daçiq

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 21:45
Ivica Daçiq

Serbia, po pretendon se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Fushata për heqjen e njohjeve pikërisht nisi nga ana e Surinamit. Ju kujtoj që kjo është ajo nota që e kemi marrë më 27 tetor 2017, dhe nga atëherë edhe 27 shtete, pra pas Surinamit, kanë tërhequr njohjen. Prandaj për këtë ne e kemi borxh një falënderim të pamatshëm për Surinamin”,tha Ivica Daçiq, ministër i punëve të jashtme të Serbisë të hënën pas takimit që e kishte me homologun nga Surinami, Albert Ramdin.

Vetë, Ramdin tha se shteti i tij që është vend i Amerikës Jugore, respekton atë që e quajti “integritet territorial” të Serbisë.

Në listën zyrtare të njohjeve të shtetit të Kosovës, të paktën sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës (MPJD), njohja nga Surinami figuron, dhe thuhet se është konfirmuar më 8 korrik 2016.

Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins, thotë se Prishtina zyrtare në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, duhet të ndalë këtë fushatë të çnjohjeve, që po e sponsorizon Serbia, shkruan klani.

“Pyetja bazike do ishte – a jeni gati ju Uashingtoni e Brukseli, ta ndaloni këtë fushatë të tërheqjes së njohjeve nga Serbia? E nëse është puna kështu, çfarë kërkoni ju nga ne, që t’ju bëjmë juve të lëvizni në këtë çështje. Frikësohem se çka do të thonë ata pra Uashingtoni e Brukseli, është një propozim statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se ka ardhur koha që Kosova  ta çoj përpara propozimin e saj, në atë se çka mund të pranoj”,theksoi Serwer.

Sipas MPJ-së në Prishtinë, 117 vende. Njohja e fundit për Kosovën erdhi nga Izraeli, më 1 shkurt 2021 dhe ishte derivat i ujdisë së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Kumbar i saj ishte presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat