Haradinaj: Na duhet një qeveri e unitetit pa Kurtin, jo zgjedhjet

Aktuale

Haradinaj: Na duhet një qeveri e unitetit pa Kurtin, jo zgjedhjet

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 22:13
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ekziston mundësia që në në kuadër të legjislaturës ekzistuese t’i jepet mandati një qeverie të unitetit kombëtar deri në zgjedhjet e rregullta, në mënyrë që sipas tij, Kosova të kryejë agjendën të cilën e ka në tavolinë të bisedimeve.

Kjo sipas Haradinajt, shkarkimi i Kurtit do të ishte adekuat me mocionin e mosbesimit pasi, siç tha ai, kjo nuk është hera e parë që ndodh në vendin tonë.

“Zgjedhjet në demokraci gjithmonë janë zgjidhja, mirëpo edhe për të shkuar në zgjedhje pra duhet me ra një qeveri ekzistuese ose me i prit rregullat. Pra nëse dikush kërkon zgjedhje le të na tregon rrugën si me shku te zgjedhjet, pra cila është rruga dorëheqja e Kurtit, si e shtynë dikush Kurtin me dhënë dorëheqje si ja bjen punën  me dhënë dorëheqje, ta zëmë nëse është aty qëllimi. Pra më e mirë është me shkarku në demokraci me mocion dhe nuk është hera e parë në demokracinë tonë, mirëpo si me vepru në rast se mocioni ka sukses unë nuk besoj që duhet me shku menjëherë në zgjedhje, pra jo për shkak të asaj se cila parti sa fiton. Aleanca ka një pozicion bukur të konsuliduar të brendshëm edhe të kauzave  edhe të argumenteve i kemi pas në vazhdimësi mirëpo duhet ta kalkulojmë çka është interesi i Kosovës”, tha Haradinaj në emsionin “ReSpublika”.

Tutje ish-kryeministri Haradinaj, theksoi se mbajtja e zgjedhjeve do të ishte humbje kohe për Kosovën dhe përfitim për Serbinë, kështu që sipas tij, më idealja do të ishte krijimi i një qeverie siç e quajti ai, të unitetit kombëtar për zgjidhjen e kësaj krize.

Haradinaj nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes edhe të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qeveri.

“Nëse sot kemi një mobilizim të madh evropian e amerikan për të na dhënë një kontratë edhe marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, pra partneritet për paqe amerikanët janë deklaruar herët në rast të implementimit të marrëveshjeve të arritura menjëherë ju hapim mundësinë e marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n, pra procesin për anëtarësim në NATO. Tani nëse ne shkojmë në zgjedhje, zgjedhjet marrin nga shpallja 45 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, pastaj është edhe 30 deri në 45 ditë minimum konstituimi i parlamentit, që i bjen dikun 4 muaj ne i kemi të humbur, që i bjen në këta 4 muaj do të përfitonte Serbia, do të vazhdonte si një lloj status quo-je të brendshme edhe në veri dhe kjo do të ishte bukur kohë e humbur. Për këtë arsye unë besoj që fillimisht duhet një qeveri e unitetit kombëtar ta quaj për këtë situatë të krijuar krize dhe nuk e përjashtoj edhe pjesëmarrjen e VV-së në këtë qeveri”, tha ai.

“Ajo do të jetë një Qeveri e Kosovës, e unitetit kombëtar ku edhe VV-ja mund ta jep ndihmën e vet, kontributin e vet në mënyrë që ne të përmbyllim obligimet ndërkombëtare që na dalin nga dialogu dhe ta hapim, pra marrëdhënien e parë kontraktuale me NATO-n  që do të ishte historike dhe jetike për Kosovën”, shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat