Haradinaj: Këta janë idiotë që flasin për fryrje të listave të veteranëve

Aktuale

Haradinaj: Këta janë idiotë që flasin për fryrje të listave të veteranëve

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 22:24
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e listave të veteranëve të luftës.

Haradinaj ka pyetur se çka ka bërë Qeveria që t’i pastrojë listat e veteranëve që 2 vjet, përderisa ka shtuar Qeveria po i dënon veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave.

“Kjo që bani zonja Kusari ishte e ulët, ishte mjaft e ulët. Tani, të flasësh për listat e fryera, çka ka ba Qeveria që me i pastru listat që është që 2 vjet? Këta po e përdorin çështjen e fyerjes së listës, vetëm si arsye që mos me i përfshi veteranët. Nëse është halli te lista, urdhëro, përfshiji në pagë, s’po të ndalim, pastroji ti listat, por pse po i vonon të vërtetët, pse po i dënon të vërtetët? Se ata thojnë që veteranët e vërtetë meritojnë më shumë, por duhet pastru listat. Po ti i mbyte veteranët e vërtetë në emër të pastrimit të listave. Kurrë s’po e bën pastrimin dhe kurrë s’po i nderon veteranët e vërtetë. Nëse vërtetë ke respekt për veteranë, ja p.sh unë jam një veteran i vërtetë. Kush është Albin Kurti ose Mimoza Kusari me më tregu mua kush është veteran”, ka thënë Haradinaj në Tëvë 1.

Haradinaj i ka quajtur idiotë ata që flasin për fryrje të listave të veteranëve.

Nuk ka fshat [të rajonit të Dukagjinit] që nuk është mobilizuar. I kanë thirrur kushërinjtë e vet prej Evrope, kanë ardhë në Tropojë e nëpër Shqipëri kanë ble armë njerëzit me pare të veta. Raushiqi, Isniqi, Juniku, krejt Dukagjini, kanë qenë dhjetëra mijëra njerëz. Kur ndodhin ofenzivat e përballjet e mëdha, ikin civilët, ikën popullata, çrregullohen njësitë, dëmtohen, vrahen e plagohen njerëz, por në momentin e parë i ke pasë plot njësi. Edhe çohen njerëz thonë pastrojini listat. Kush po flet kështu, më falni këta njerëz janë idiotë. Këta nuk kanë ndjenja, nuk kanë kurrgjë të njeriut. Nuk po të ndalë askush tërë jetën pastro lista, por nderoji njëherë këta që iu takon”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat