Hajdari nga OVL-UÇK: Do të jemi pengesë e pakapërcyeshme, do t’i pengojmë seancat

Aktuale

Hajdari nga OVL-UÇK: Do të jemi pengesë e pakapërcyeshme, do t’i pengojmë seancat

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 23:50
Enver Hajdari

Enver Hajdari nga OVL-UÇK, ka thënë se do të jenë pengesë e pakapërcyeshme duke mos i lënë deputetët të hyjnë në Kuvendin e Kosovës që t’i mbajnë seancat.

Kështu është shprehur ai në  RTV Dukagjini ku po diskutohet për pakënaqësitë e veteranëve të luftës.

“Një ta keni parasysh edhe ky popull le ta dijë se veteranët e luftës nuk i kallin institucionet që i kanë krijuar vetë. Pyeteni nëse nuk është krejt në pyetje paga minimale por është thyerja e dinjitetin të UÇK-së, nëse vjen te hyrja ne do të jemi pengesë e pakapërcyeshme që mos t’i lëmë të hyjnë në kuvend që të mbajnë seanca”, u shpreh ai.

Në anën tjetër Xhavit Jashari nga OVL-UÇK, ka thënë se “do t’i vijë radha asaj, veç mos u ngutuni”.

Kështu ka thënë Jashari, deri sa po debatonte me analistin Lirim Mehmetaj, i cili tha se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka biseduar për dinjitetin e veteranëve me një serb, i cili siç thotë Mehmetaj është një kriminel.

“Çka ia prish terezinë Mimoza Kusarit OVL-ja? Ajo ka biseduar për dinjitetin e juaj me një serb i cili është kriminel. Po të isha kryetar i OVL-së, do të isha ende në derë të parlamentit, ajo s’bën të hyjë në parlament”.

Ai vlerëson se prej se ka ardhur në pushtet qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, e kanë atakuar luftën e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategoritë e dala nga lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat