Ramabaja thotë se ia ka vlejtur rezistenca e Qeverisë Kurti në veri

Aktuale

Ramabaja thotë se ia ka vlejtur rezistenca e Qeverisë Kurti në veri

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 06:12
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku duket se tensionet janë ulur.

Ai tha se ia ka vlejtur, rezistenca që bëri kreu i qeverisë Albin Kurti për të mos pranuar kushtet e Serbisë.

“Janë hedhur hapat konkretë, janë tërhequr 25% e njësive policore, e përbërësve të njësive policore. Përveç atyre janë bërë hapa të tjerë, dhe kjo nënkupton procesin ligjor të zgjedhjeve sërish të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Është diskutuar mënyra se si duhet thirrur këto zgjedhje pa cenuar kushtetueshmërinë, në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën. Qëndresa e Qeverisë Kurti për të mos pranuar kushtet direkt, ia ka vlejtur”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat