Zëvendësministrja e MPJD-së jep një lajm për diasporën: Do të ketë tri mënyra për të votuar

Aktuale

Zëvendësministrja e MPJD-së jep një lajm për diasporën: Do të ketë tri mënyra për të votuar

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 06:41
Liza Gashi

Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka thënë se diaspora do të ketë më shumë mënyra për të votuar në të ardhmen.

Ajo ka thënë se ky është një premtim i mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përpos votimit me postë, do të ketë edhe votim fizik në misione diplomatike të Kosovës dhe konsullata. Ajo përmendi edhe fahu postar për të lehtësuar të drejtën e diasporës për të votuar.

”Do të të kemi votimin e diapsorës në tri forma, përpos votës me postë që mund të dërgohet direkt në Kosovë, do të ketë votim fizik në misione diplomatike dhe konsulata aty ku normalisht është një punë intenzive që do të bëhet në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe KQZ-së duke i marrë për bazë standardet ndërkombëtare për zgjedhjet. Pos pjesës së votimit fizik sepse ne po ashtu kemi misione në disa lokacione që janë të limitune për nga qasja, janë hapësira shumë të vogla, kështu që në këtë drejtim kemi një risi në kuadër të ligjit e që është fahu postar“, ka thënë ajo

Gashi ka deklaruar nuk ka rëndësi preferenca partiake, por e drejta e diasporës për të votuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat