Haradinaj: Kurtit i kanë hy ethet në palcë qëkur Vulin u sanksionua nga SHBA-ja

Aktuale

Haradinaj: Kurtit i kanë hy ethet në palcë qëkur Vulin u sanksionua nga SHBA-ja

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 07:20
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për dialogun dhe çka pret ai në të ardhmen sa i përket këtij procesi.

Haradinaj ka thënë se ndërkombëtarët tash e tutje do t’ia tregojnë detyrat Kosovës e Serbisë, pa shumë tolerancë.

“Nuk besoj shumë që do të ketë takime më, nuk shoh takime të mëdha. Shoh ardhje të faktorëve shumë seriozë, besoj amerikanët do të vijnë me i tregu detyrat Kosovës dhe Serbisë, pa shumë tolerancë në të ardhmen. Pra, pa shumë mirëkuptim por do të vijnë dhe do të thonë: Zotëri, ke marrë obligim, kryeji punët. E ke këtë e këtë me i kry”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj beson se pas sanksionimit të shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, kryeministrit Albin Kurti i ka hyrë frika në palcë.

“Besoj se kështu ka me shku tash e tutje. Besoj që pas goditjes së z. Vulin, edhe Kurti është i frikësum në palcë nga një mundësi e sanksionimit personal. Mos të ishte ajo goditja për Vulinin, Kurti ende ishte duke e bë atë gjimnastikën e vet në veri me ato problemet e ato incidentet, por ajo i tregoi se çka mund të vjen”, ka thënë Haradinaj.

Tutje shton se Kurti e di që do të goditet, nëse vazhdon me sjelljet e veta destabilizuese.

“Kurti e di që do të goditet edhe atë më së keqi nëse vazhdon me sjelljet e veta destabilizuese, të panevojshme. Atë që e tha ambasadori anglez që është një mik i madh. Ende tha s’po e kuptojmë qëllimin, pse i çoi njësitë speciale në komuna. Nuk do t’ia lejojnë këtë sjellje”, ka shtuar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat