Këtë mëngjes nuk iu bie të pritni shumë në pikat kufitare

Aktuale

Këtë mëngjes nuk iu bie të pritni shumë në pikat kufitare

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 08:12
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova në pikat kufitare janë të vogla.

Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar pritjet më të mëdha për të hyrë janë deri në dhjetë minuta në Muçibabë dhe tek Dheu i Bardhë.

Po ashtu, edhe për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në dhjetë minuta tek Dheu i Bardhë.

Pra sot ka më pak frekuentim se ditëve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat