Britania e Madhe deklarohet për marrëveshjen Kosovë - BE

Aktuale

Britania e Madhe deklarohet për marrëveshjen Kosovë - BE

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 09:11
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe njoftoi se po punon në mënyrë aktive për qetësimin e situatës në Veri të Kosovës dhe se mirëpret marrëveshjen e Kosovës me BE-në për hapat e ardhshëm për deeskalim.

“Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive me partnerët për të de-përshkallëzuar tensionet në Veri të Kosovës dhe për të inkurajuar kthimin në dialog me ndërmjetësimin e BE-së për të siguruar një marrëveshje përfundimtare dhe të përhershme për normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme britanike.

Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverley, siç njofton MPJ britanike, këtë mesazh ia ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Londër më 26 qershor.

“Sekretari i Punëve të Jashtme ia ka theksuar këtë mesazh kryeministrit Kurti dhe kryeministres Brnabiq muajin e kaluar. E mirëpresim marrëveshjen e Kosovës me BE-në për hapat e ardhshëm për deeskalim, siç u njoftua nga kryeministri Kurti më 12 korrik.

Plani trepikësh i BE-së parasheh tërheqjen e njësive elitare të policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, tërheqjen e kryetarëve të rinj shqiptarë nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komuna dhe garanci se serbët lokalë do të marrin pjesë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat