“Ka qenë turist në luftë”, ja çfarë thotë Remi pas kësaj deklarate të Ramush Haradinajt

Aktuale

“Ka qenë turist në luftë”, ja çfarë thotë Remi pas kësaj deklarate të Ramush Haradinajt

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 09:25
Rrustem Mustafa-Remi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë deklarata të forta për rolin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Sipas Haradinajt, Thaçi e Remi kanë qenë “turistë në luftë”.

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur se të dy kanë “hyrë e kanë dalë” nga lufta, duke i cilësuar si turistë.

Por deklaratën e Haradinajt nuk ka dashur ta komentojë Rrustem Mustafa.

I kontaktuar të martën Remi u përgjigj shkurtë: “S’kam koment”.

Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj.

“Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllau i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat