Tahiri: AAK-ja po rritet, përmirësuam rezultatin e 14 shkurtit

Aktuale

Tahiri: AAK-ja po rritet, përmirësuam rezultatin e 14 shkurtit

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:30
Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka vlerësuar se ky subjekt politik aktualisht breng kryesore ka zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë ato në veri, e jo mbajtjen e zgjedhjeve të reja, për çka edhe kjo parti ka paralajmëruar ngritjen e një mocioni të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Tahiri tha se sipas sondazheve të fundit AAK-ja ka arritur të përmirësoj rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, ku kishte marrë 62.111 vota.

“Si AAK kemi breng gjendjen në vend, e jo zgjedhjet. Edhe në sondazhin e fundit të UBO-së, AAK- ka hyrë në ujërat e rritjes dhe stabilizimit. Jemi të interesuar që nga 4 muajt  e ardhshëm të jemi nëpër terren. Ne kemi dy elemente të forta, qeverisjen e pastër e zhvillimore nëpër komuna. Kryetarët tanë janë model në qeverisje, dhe GP jemi më së shumti aktiv.” – tha Tahiri.

Ai ka shtuar se kurdo që do të organziohen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, AAK-ja do të arrij të ketë rezultatin më të mirë në historinë e saj politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat