S’u harrua veç “Nëna Pashkë”, por edhe plumbat e masakrës u mbuluan nga fasada

Aktuale

S’u harrua veç “Nëna Pashkë”, por edhe plumbat e masakrës u mbuluan nga fasada

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:35
Sahitaj, tregoi me fotografi ilustruese se si në shkollën e këtij fshati, regjimi serb kishte masakruar 25 familjarë civil të fshatit

Gjurmët e historisë, qofshin asaj të fundit të luftës 1998-99, po edhe asaj më të largët, po fshihen dita ditës në Kosovë.

Kjo ishte një brengë që u diskutua këtë të marte në Sytë 7.

Rasti i fundit ishte me gurin e nënës Pashkë Marku, që u hoq nga vendi në fshatin Korenicë të Gjakovës. Ai gurë kishte domethënien e lokacionin ku nëna shqiptare dogji vetën kur dy djemtë e saj erdhën më 2003 nga Serbia të vdekur.

Profesori i historisë, Astrit Sahitaj, tha se Serbia gjithmonë e ka pas problem familjen vitale shqiptare, me në krye nënën shqiptare që ka rritur e edukuar gjeneratën e re.

Por, ai e përmendi një rast më të trishtë në fshatin Bukosh në Suharekë.

Sahitaj, tregoi me fotografi ilustruese se si në shkollën e këtij fshati, regjimi serb kishte masakruar 25 familjarë civil të fshatit. Në muret e shkollës kishin mbetur gjurmët e një breshërie plumbash. Por, me kohë, objekti i shkollës, sipas historianit, nuk u shndërrua në muze, çka do duhej, por u rinovua. Dhe në vend të gjurmëve të atij krimi serb, tashti në mure është vendosur fasadë me lule e pëllumba, pas asnjë shenjë të atij krimi serb.

Sahitaj tha se shembuj të tillë gjenden kudo në Kosovë. Madje, jo vetëm me gjurmët historike të kohës së fundit, por shoqëria kosovare, e sidomos institucionet kompetente, sipas tij, po sillen njëjtë me gjitha gjurmët e së kaluarës së popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat