Cakolli i PDK-së i reagon Haradinajt për pjesëmarrjen e Thaçit në luftë

Aktuale

Cakolli i PDK-së i reagon Haradinajt për pjesëmarrjen e Thaçit në luftë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:00
Ramush Haradinaj

Ish kandidati i PDK-së për deputet, Bujar Cakolli, i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për pjesëmarrjen e Hashim Thaçit në luftën e fundit në Kosovë.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Cakolli ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj kanë dhënë deklarata të ndryshme rreth kontributit të Hashim Thaçit e Kadri Veselit në luftën e fundit të UÇK-së, derisa i ka ftuar të përqendrohen në deklarimet e tyre.

“Ramushi paska thane për Hashim Thaçin u kane turist ne lufte. Knej Dauti para do kohe ne një TV tha qe: “Hashimi e Kadria diku ka fundi i vitit 1993 kane qene ne shpin tone ne Gllogjan, kane qene te nrgire nga te ftohtit, dhe kane qene ne kordinim me Luanin. Kurse te nesermen kane shku per Jabllanice te shoqerum nga baca Ilmi dhe Shkelzeni…..!”. Keshtu qe mire o mu koncentru pak. Te moqum jane ne keto pune edhe HTH edhe KV”, ka shkruar Cakolli.

Ai këtë reagim e bëri pasi një ditë më parë në emisionin debatues “Respublika”, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ish lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ish komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa kanë qenë “turistë” në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat