Dy flamuj të Kosovës janë vendosur sot në oborrin e Komunës së Mitrovicës së veriut

Aktuale

Dy flamuj të Kosovës janë vendosur sot në oborrin e Komunës së Mitrovicës së veriut

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:19
Dy flamuj të Kosovës

Dy flamuj të Kosovës janë vendosur sot në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut të udhëhequr nga Erden Atiq.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka raporton se vendosja e flamujve u bë para pak minutash.

Flamuj të Kosovës janë vendosur më herët edhe në Komunën e Leposaviqit, në Komunën e Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut.

Situata në veri mbetet e tensionuar që prej majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë atje u futën në objektet komunale me ndihmë të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat