Shefi i BE-së takon Abdixhikun, diskutojnë për përleshjen në Kuvend dhe situatën në veri

Aktuale

Shefi i BE-së takon Abdixhikun, diskutojnë për përleshjen në Kuvend dhe situatën në veri

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, mëngjesin e sotëm ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga Szunyong.

Szunyog bëri të ditur se me kreun e LDK-së ka biseduar për situatën në veri dhe përleshjen e fundit në Kuvend mes pushtetit dhe opozitës.

“Sot në mëngjes me Lumir Abdixhikun e LDK-së kemi shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike, ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri’’, shkroi ai.

Më tutje ai deklaroi se zgjidhja e sfidave aktuale kërkon angazhim konstruktiv dhe konsensus politik të të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat