Tahiri: Në seancë marrin pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi

Aktuale

Tahiri: Në seancë marrin pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:57
Abelard Tahiri

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se në seancë marrin pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.

Tahiri pohoi se Kryesia ka dështuar në mungesë të kurimit dhe i mbetet kryetarit që ta thërras vet seancën.

Përderisa tha se ka kërkuar nga ai që të gjitha ftesat t’i bëjnë në bazë të Kushtetues e rregullore duke shtuar se seancën e para dyjavësh e kanë dërguar në Kushtetuese për këtë çështje.

Kjo bllokadë do të vazhdojë deri në seancën kur do të shpërbëhet Kuvendi. Ne u kemi dhënë mbështetje të gjitha ligjeve që kanë qenë jetike për qytetarët e Kosovës, marrëveshje ndërkombëtare. Ju e shihni që ka ikje masive nga Kosova, prandaj ne si GP marrim pjesë atëherë kur do të shpërbëhet Kuvendi sepse kjo mazhorancë nuk e meriton asnjë moment”, tha Tahiri.

“Kërkova që nga kryetari që seancat e ftuara të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ju e dini që në seancën e mbajtur para dy javësh është thirrur anti-kushtetuese dhe e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese”.

“Ne si GP kërkuam që të premten kur mbahet seanca të kemi një diskutim mbi bisedat që kemi dëgjuat nga eksponentë të VV së bashku me nënkryetarin e Listës Serbe dhe të kemi një diskutim se mbi çfarë diskutimi është bërë me njeriun që është në listën e zezë të ShBA-së. Është refuzuar nga mazhoranca dhe nuk pat kuorum dhe i bie që pa kuorum të thërrasë seancën e radhës”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat