Kusari-Lila ua “shuan” shpresat veteranëve

Aktuale

Kusari-Lila ua “shuan” shpresat veteranëve

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 13:41
Mimoza Kusari- Lila

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari- Lila ka theksuar se këtë javë do të jenë dy seanca.

Sipas saj, të enjten do të jetë vazhdimi i seancës së kaluar, derisa shtoi se edhe të premten do të ketë një seancë të re, dhe do të jetë seanca e fundit për këtë sesion pranveror.

Kusari- Lila ka folur për veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët nuk janë përfshirë në pagën minimale.

Ajo tha se këtë ndarje nuk e ka bërë Qeveria Kurti, por një gjë e tillë është bërë në vitin 2017.

Shefja e GP të VV-së ka folur edhe për kërcënimin që kanë bërë veteranët nëse nuk do të përfshihen në pagën minimale, duke shtuar se duan të kenë raporte të mira me ta dhe të bëjnë siç tha ajo, zgjidhje të dinjitetshme.

“Kompenzimi për veteranët nuk bën të lidhet me asnjë minimum, e në veçanti jo me pagën minimale. Paga minimale është pagë e cila paguhet për punëtorët në sektorin privat dhe është vlera minimale e pagës së fundit të së cilës nuk parashihet të ketë ndonjë pagë tjetër zyrtare”, tha mes tjerash Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat