​Prezantohet doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim”

Aktuale

​Prezantohet doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim”

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 16:13
Foto nga Komisioni

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe OSBE po prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”.

Ministrja Arbërie Nagavci tha se doracaku është hartuar nga profesorët dhe i njëjti synon të ofrojë mundësi te barabartë që çdo nxënës të arrijë potencialin e plotë.

“Qëllimi i këtij doracaku është nxitje dhe fuqizim i dialogut ndëretnik duke u bazuar në respektin e diversitetit, që sot kuptohet drejt si vlerë jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën", tha ministrja Nagavci.

Edhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, theksoi se doracaku është hapi i parë për arritjen e objektives për ndërkulturalizimin.

"Një punë shume e madhe është bërë në punëtoritë. Doracaku është një rezultat i bashkëpunimit të ngusht mes të ministrisë, mësimdhënësve si dhe konsulentëve në Shkup. Shembulli juaj për bashkëpunimin në këtë projekt është një model i shkëlqyer", shtoi ai.

Ai tha se duhet të ketë mundësi që fëmijët të mësojnë gjuhën e fqinjëve të tyre.

Shqipe Gashi Ramadani nga Divizioni për plan-programe dhe tekste shkollore në MAShTI tha se doracaku përbëhet prej dy pjesëve, ku mbështetet në filozofinë e ndërkulturalizimit.

"Manuali ofron orë model për lëndë të ndryshme mësimore për klasa te ndryshme për shkollimin obligativ", u shpreh ajo.

Në doracak thuhet se arsimi ndërkulturor është një trend arsimor bashkëkohor, por edhe përgjigje konstruktive globale ndaj proceseve intensive te migrimit dhe diversitetit të komuniteteve shoqërore që pasqyrojnë heterogjenitetin kulturor, gjuhësor dhe etnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat