​Rrustem Mustafa i reagon Haradinajt: E kishte për vëmendje

Aktuale

​Rrustem Mustafa i reagon Haradinajt: E kishte për vëmendje

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 18:13
Rrustem Mustafa

Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se Remi, ka qenë turistë.

Komandant Remi i ka reaguar Haradinajt duke thënë se atë që e bënë njeriu për pak vëmendje nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë.

Haradinaj duke komentuar deklaratat për listat e fryra të veteranëve, ka thënë se Remi ka qenë turisë, pasi ka luftuar tri janë në Llap.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil.

Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat