Dyert e hapura: Rreth 450 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

Aktuale

Dyert e hapura: Rreth 450 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 18:27
Kuvendi i Kosovës

Ka vazhduar edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me një rritje të interesimit të bashkatdhetarëve për të vizituar dhe njohur institucionin më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës.

Kështu, në ditën e dytë të dyerve të hapura, rreth 280 bashkatdhetarë qëndruan për vizitë në Kuvend.

Kështu duke takuar dhe bashkëbiseduar me deputetë, si dhe duke u njohur nga afër më punën dhe veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës bëjnë të ditur se gjithsej në dy ditët e aktivitetit, ky institucion ligjvënës u vizitua nga mbi 450 bashkatdhetarë, me banim në shtete të ndryshme të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat