​Serbët mirëpresin punën e policëve të rinj të këtij komuniteti në komunat veriore

Aktuale

​Serbët mirëpresin punën e policëve të rinj të këtij komuniteti në komunat veriore

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Ende pa u bërë një vit nga dorëheqja e organizuar e policëve serbë në komunat veriore, rreth 46 serbë kanë filluar punën në Policinë e Kosovës. Nisjen e punës së policëve serbë e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Në rrjete sociale të medieve serbe, serbët kanë mirëpritur dhe u kanë uruar suksese policëve të Policisë së Kosovës, gjersa dje media kishte raportuar për kërcënime në kanalin rus telegram.

Natasha Pavloviq nga Beogradi shpreson që policët e rinj do të punojnë drejtë, e jo sikurse paraardhësit e tyre.

Urime rini, jam e sigurt që do ta bëjnë punën e tyre me ndershmëri, ndryshe nga ata që u pasuruan në ca plantacione e laboratorë dhe tani e bëjnë patriotin me bater, i me xhepa plot!” ka komentuar Pavloviq.

Njëjtë pothuajse është shprehur edhe edhe Milan Milovanoviq nga Kraleva.

“Njerëzit le të punojnë, kur nuk iu kishte penguar që intelektualët e Listës Serbe të ishin në qeveritë e tyre, jahte dhe gjëra të tjera, pse kjo do të duhet t’ju pengojë... më mirë sesa me pagë të njëjtë të mbajnë pankarta në mitingjet të Vuçiqit, protestat dhe barrikada për interesa të individëve të pushtetit dhe Listës Serbe” ka shkruar Milovanoviq.

Ndërsa, Dushan Milenkoviq ka uruar policët e rijnë duke u dëshiruar të gjitha të mirat në punën e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar mbrëmë në Twitter se zyrtarët nga komunitetet joshumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit.

“I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.

Veton Elshani zëvendëskomandant i PK për Rajonin e Veriut ka bërë të ditur policët e rinj serbë në PK janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe komunat veriore – Mitrovica, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

“46 nga oficerët janë serbë, 17 boshnjakë, 8 romë, ashkalinj dhe egjiptianë dhe 3 turq. Të hënën kanë filluar. Tashmë përmes punës praktike aftësohen shtesë për të punuar në patrulla dhe detyra të tjera të nevojshme. Ata do të trajnohen në faza të ndryshme”, ka thënë Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat