​Haradinaj për Adem Demaçin: Ishte frymëzim për brezat e sakrificës

Aktuale

​Haradinaj për Adem Demaçin: Ishte frymëzim për brezat e sakrificës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 10:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në 5-vjetorin e vdekjes.

Haradinaj tha se secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Në 5-vjetorin e kalimit në përjetësi, kujtojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, kolosin shqiptar, Adem Demaçi.

Secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk u ndal asnjëherë së angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat kishte kaluar tri dekada në burgjet famëkeqe serbe.

Baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb.

Mirënjohës përjetë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat