Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban mbledhje me dyer të mbyllura

Aktuale

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban mbledhje me dyer të mbyllura

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 10:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Me dyer të mbyllura po mbahet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Para anëtarëve të komisionit të pranishëm janë anëtarët e Komisionit Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës edhe zëvendësuesi i sekretarit të Ministrisë për Financa, Punë dhe Transfere.

Po ashtu edhe organizatat të cilat ofrojnë shërbime për kategorinë e viktimave të dhunës seksuale të luftës.

Pas mbledhjes së komisionit do të ketë deklaratë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat