Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin austriak

Aktuale

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin austriak

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka pritur në takim lamtumirës, ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Weidinger për kontributin e tij në fuqizimin e partneritetit dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtet ndërtimit.

“Kreu i Kuvendit vlerësoi lart rolin e Austrisë mike si një partnere e rëndësishme dhe përkrahëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik. Ai po ashtu vlerësoi bashkëpunimn në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ambasadori Weidinger nga ana e tij e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, si dhe rikonfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat