Ahmeti: Dorëheqja zgjidhja më e mirë, opsionet tjera për zgjedhje në veri të vështira

Aktuale

Ahmeti: Dorëheqja zgjidhja më e mirë, opsionet tjera për zgjedhje në veri të vështira

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:47
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për të shkuar komunat veriore në zgjedhje të parakohshme, është dorëheqja e kryetarëve aktual.

Sipas tij opsioni i peticionit është legal por shumë vështirë  që mund të funksionoj.

“E para dorëheqja, e dyta peticioni që kërkon me 20% të votuesve të regjistruar të cilët kryesuesi i kuvendit ia dërgon KQZ-së, e cila konstaton që është përmbush për votën e mosbesimit të kryetarit. Shkon me pyetje a jeni për shkarkimin e kryetarit, nëse 50% plus një voton pro, atëherë komuna shkon në zgjedhje për shkarkimin e kryetarit me PO ose JO”, tha ai.

Ahmeti u shpreh se në të kaluarën VV-ja kishte tentuar ta shkarkoj përmes metodës së peticionit, por sipas tij e kishin kuptuar se ai opsion është gati se i pamundur.

“Të trupës elektorale 50 plus një, gati është e pamundur. Këtë e ka pas provu VV pas largimit, e kanë kuptu që duhen ato vota. Në Prishtinë s’kanë dalë asnjëherë s’kanë dalë me votu 50% me votu e le me i pas 50% pro. Nëse shkohet kështu dikun 6 muaj do të shkoj procedura me dy votime, është e pasigurte sepse ka ndodhur në dy komuna që kanë dalë 60%”, tha ai.

Tutje ai tha se ekzistojnë edhe dy opsione të tjera për shkuarje në zgjedhje të parakohshme në komuna.

“Janë dy opsione më të lehta. Është nëse kryetari e ndërron vendbanimin, përfundohet mandati. Tjetra nëse nuk paraqitet në punë 30 ditë pa arsye shkarkohet. Dorëheqja është zgjidhja më e lehtë”, tha ai.

Ahmeti theksoi se “Qeveria nuk mund ta premtojnë dorëheqjen sepse nuk e kanë kompetencë. Atë mund ta bëjë vetëm kryetari i komunës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat