Liberalizimi i vizave, Gara: Aeroporti i Prishtinës nis përgatitjet

Aktuale

Liberalizimi i vizave, Gara: Aeroporti i Prishtinës nis përgatitjet

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 00:59
Valentina Gara

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet në këtë aeroport për një fluks më të madh të udhëtarëve me rastin e liberalizimit të vizave.

Ajo ka thënë se do të ketë zgjerim të hapësirave të infrastrukturës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Normal që do të bëjmë edhe zgjerim të hapësirave të infrastrukturës, do të kemi më pas edhe zgjerime në numër të burimeve njerëzore, mirëpo secili fluturim dhe numri i udhëtarëve, të gjithë janë të planifikuara më herët”, ka thënë Gara.

“Kështu që nuk do të ketë ndonjë fluks të papritur apo që do të na zinte të papërgatitur”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat