Cakolli: S’ka arsye sigurie që mediat të kufizohen në Kuvend

Aktuale

Cakolli: S’ka arsye sigurie që mediat të kufizohen në Kuvend

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 16:31
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI e ka kundërshtuar vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës që kufizon hapësirën e punës për mediat në këtë institucion.

Cakolli tha se nuk ka asnjë arsye sigurie që mediat të kufizohen fizikisht gjatë raportimeve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij me këtë veprim Kuvendi e kufizon informimin e publikut mbi zhvillimet në këtë institucion.

“Nuk ka asnjë arsye “sigurie” që mediave t’u kufizohet fizikisht puna gjatë raportimeve nga hapësirat e Kuvendit. Kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut mbi zhvillimet në Kuvend, përtej atyre që na i ofron regjia e Kuvendit”, tha ai.

“Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për “shkaqe sigurie” – nuk shkon!”, shtoi ai.

Pas këtij vendimi të Kuvendit, si shenj proteste gazetarët të cilët po raportonin e kanë bojkotuar seancën e së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat