Sopjani: Ka presion nga partnerët që në veri të ketë zgjidhje politike, jo të aplikohet drejtësia

Aktuale

Sopjani: Ka presion nga partnerët që në veri të ketë zgjidhje politike, jo të aplikohet drejtësia

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 18:42
Shkelezen Sopiani

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Shkelezen Sopiani, duke folur për situatën në veri, ka thënë se zgjidhjet politike duke apliku mekanizma të drejtësisë është vështirë të kenë sukses.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet nëse këtë problem dëshiron të zgjidh duke apliku mekanizmat e drejtësisë.

Sopiani tha se ka presion nga parterët ndërkombëtar mbi Qeverinë e Kosovës që mos të aplikohet shumë drejtësia po të arrihet një zgjidhje politike.

“Ka presion politik mbi Qeverinë e Kosovë nga parterët tanë mos me apliku shumë drejtësinë po me u fokusu më shumë në zgjidhje politike të situatës, përfshirë edhe këto masat e fundit ndaj BE-së, sepse nuk pat ndonjë veprim të jashtëligjshëm nga institucionet e Kosovës, sepse vendimi i Qeverisë politikisht u vlerësua i gabueshëm”, ka thënë ai.

Duke folur për paralajmërimin e një vizite  në Kosovë të Derek Chollet, ish-këshilltar special në Departamentin e Shtetit Amerikan, tani Nënsekretar i Departamentit të Mbrojtjes, dhe disa zyrtarëve tjerë amerikan nga fusha e sigurisë, ai tha se nëse një vizitë e tillë realizohet, atëherë kjo tregon se situata është shumë serioze.

Sopiani vlerëson se Chollet do ketë kërkesa të qarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat