Dhëndri i mohon akuzat e mikut, por pranon se ia dha 16 mijë euro për tokën e 500 mijë eurove

Aktuale

Dhëndri i mohon akuzat e mikut, por pranon se ia dha 16 mijë euro për tokën e 500 mijë eurove

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 19:05
Fahredin Rexhaj ka qenë drejtor i kompanisë “Cerrca Teknik” nga viti 2016

Fahredin Rexhaj, i cili u akuzua nga vëllai i gruas së tij, Dervish Gjocaj, se ia mori tokën që kishte vlerë gjysmë milioni euro, për vetëm 16 mijë euro, ka mohuar akuzat.

I kontaktuar, Fahredini nuk ka pranuar të japë versionin e tij para kamerave.

Por në një telefonatë, ai ka theksuar se në vitin 2017 prona, për të cilën akuzohet, kaloi në pronësi të kompanisë “Cerrca Teknik”.

Madje, Fahredini mohon edhe të ketë qenë pronar i kompanisë në këtë periudhë, ani pse në dokumentin e noterizuar figuron nënshkrimi i tij.

Fahredini shton se pronar i kësaj kompanie ka qenë kohë më herët, mirëpo nuk e mban mend kur.

Fahredini, që është në një proces gjyqësor për këtë çështje, thotë se nuk e di në emër të kujt është kompania.

Por, sipas disa dokumenteve që Kiksi ka siguruar, Fahredin Rexhaj ka qenë drejtor i kompanisë “Cerrca Teknik” nga viti 2016 deri më 2019, kohë kjo në të cilën është bartur porosia e tokës së Dervishit te kjo kompani.

Por pavarësisht që dhëndri nuk e pranon që e mashtroi mikun e tij, që distancohet nga kompania, ai ka pranuar dhe ka treguar se si u bë pagesa prej 16 mijë eurosh.

Ai nuk tregon shumën e saktë që ia kishte dërguar Dervishit, por thotë se dokumentet tregojnë që paratë u dërguan për pagesën e parcelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat