Kraki “befason” me deklaratën për Ramush Haradinajn, që i quajti “turistë në luftë” Thaçin dhe Remin

Aktuale

Kraki “befason” me deklaratën për Ramush Haradinajn, që i quajti “turistë në luftë” Thaçin dhe Remin

Nga: A.Zh Më: 27 korrik 2023 Në ora: 20:46
Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt, i cili ish-presindetin Hashim Thaçi dhe ish-komandantin e ZOLL-it, Rrustem Mustafa, i ka quajtur “turistë në luftë”.

Ai ka “përkrahur” Haradinajn, duke thënë se ai mund të kritikohet për 100 gjëra, por jo edhe për luftën, përcjell Bota sot.

“Megjithatë jemi njerëz kreativë.

Merreni me mend!

Hashim Thaçi ka vite që personalisht deklaron se nuk ka qenë pjesë aktive e luftës, por kjo nuk vlen për komitat që tregojnë filma luftarakë me të, duke tentuar me ia kalu edhe Ramushit.

Ramush Haradinaj është për 100 vërejtje, por sa i përket luftës askush nga të gjallët nuk mundet me u shty me të. Leni përrallat e filmat se krejt senet dihen”, ka shkruar Kraki, në një postim në Facebook.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, është shprehur së fundmi se Thaçi dhe Mustafa kanë “hyrë e kanë dalë” nga lufta, duke i cilësuar si turistë.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, fillimisht nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e Haradinajt, pastaj më vonë ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, “atë që e bënë njeriu për pak vëmendje nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat