Gazetari serb del me një skenar për zgjedhjet në veri të Kosovës

Aktuale

Gazetari serb del me një skenar për zgjedhjet në veri të Kosovës

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 21:40
Branislav Krstic

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar dje pas mbledhjes së Qeverisë se në katër komunat veriore mund të shkohet në zgjedhje me anë të peticionit.

Krasniqi ka përmenduar Ligjin për vetqeverisje lokale ku mund të bëhet një peticion në të cilin duhet të marrin pjesë 20% e trupës votuese në atë komunë.

“Ligji për vetqeverisje lokale e preçizon se kur një kryetar e humb mandatin ose se si një kryetari mund t’i merret mandati. Ju e dini që kjo mund të bëhet edhe përmes kërkesës së qytetarëve, përmes një peticioni ku në të duhet marrin pjesë së paku 20% e trupës votuese në atë komunë. Pastaj kjo i dërgohet Komisionit Qëndror Zgjedhor për verifikim dhe pastaj KQZ-ja mund ta organizojë edhe referendumin në të cilin do të jetë e parashtruar pyetja “A duhet të shkarkohet kryetari i komunës? dhe në këtë situatë duhet të marrin pjesë së paku 50% e trupës votuese plus 1. Kjo është baza ligjore e cila buron prej ligjit për vetqeverisje lokale dhe mbi të cilën unë kam komptencë që te therras. Te tjerat pastaj janë në përgjegjësinë e KQZ-së”, tha Krasniqi.

Po perveç me peticion, cilat jane menyrat e tjera per të shkuar ne zgjedhje ne veri ?

Gazetari serb në Kosovë, Branislav Krstic, tha se gjeja më reale do të ishte që kryetarët aktual të komunave në veri të japin dorëheqjen

Krstic tha se kjo do të përshpejtonte ndjeshëm shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Mendoj se gjëja më reale është që kryetarët e komunave në veri të vendit të japin dorëheqjen. Kjo do të përshpejtonte ndjeshëm shpalljen e zgjedhjeve të reja speciale.Mendoj se një zhvillim i tillë i situatës do të ishte plotësisht i dobishëm për institucionet tona. Kështu, koalicioni në pushtet, pas një sërë vendimesh të njëanshme në veri, do t’i shtrinte edhe një herë dorën e bashkëpunimit komunitetit serb dhe do të hapte një proces të ri dhe përfundimtar të integrimit të serbëve në shtetin e Kosovës”

Ai tutje shtoi se për sa kohë në pushtet është regjimi i Aleksandër Vuçiq, zgjedhjet do të fitohen nga Lista Serbe.

“Fatkeqësisht, për sa kohë në Beograd është në pushtet regjimi mafioze i Aleksandër Vuçiqit, zgjedhjet gjithmonë do të fitohen nga lista Srpska në komunitetet serbe në Kosovë, gjë që është shkatërruese për kosovarët e kombësisë serbe” tha Krstic.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat