Trondit Hysen Durmishi: Një pikap për mirëmbajtjen e rrugëve ishte paguar 850 mijë euro

Aktuale

Trondit Hysen Durmishi: Një pikap për mirëmbajtjen e rrugëve ishte paguar 850 mijë euro

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 21:58
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dhënë detaje rreth kontratave për mirëmbajtje të rrugëve regjionale e nacionale, të cilat ishin bërë para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet.

Ai thotë se këto kontrata kanë përfunduar në hetime, pasi ka pasur keqpërdorime.

“Për mirëmbajtje të rrugëve regjionale dhe nacionale, për tri vite ka qenë vlera 57 milionë euro. Dhe unë kom qëllu edhe inxhinier me profesion, fatmirësisht, dhe më është dasht të mirrem edhe personalisht, bashkë me ekipin aty, me analizu çka ka ndodh me mënyrën se si janë bërë këto kontratat e mirëmbajtjes. Dhe aty ka pas shumë pozicione të duplifikuara, ka pasë për mua kështu keqpërdorime me mënyrën se si janë bërë përmasat…kanë përfunduar në hetime”, deklaroi ai.

Durmishi tregoi edhe një rast se si një automjet “pikap” ishte paguar 850 mijë euro, e që siç sipas tij është shifër “marramendëse”.

“Për shembull, po e marr vetëm një rast. Një pikap…që lëviz nëpër rrugë është paguar 850 mijë euro. 850 mijë euro për tri vite. Si pozicion ka qenë në paramasë… një person që e vozit atë pikap dhe shëtit nëpër rrugët të cilat i mbulon me mirëmbajtje dhe shikon ku ka nevojë të intervenohet, ku s’ka nevojë të intervenohet. Dhe ai pozicion është paguar në vlerë 850 mijë euro…i arit me qenë ai pikap me gjithë atë personin që është aty, është shifër marramendëse besoj”, tha ai.

Tutje, zv.ministri Durmishi bëri të ditur se ka dy vite që ka dorëzuar një rast në Prokurorinë Speciale dhe ende nuk është ftuar.

“Ka edhe raste më skandaloze se ky të cilat i kemi dërgu në Prokurori Speciale. Për shembull, sanimi i urave ka qenë një kontratë që ka qenë vlera 500 mijë euro. Ka qenë disponueshmëria e mjeteve 500 mijë euro. Dhe nëse është vetëm një cent më shumë se 500 mijë euro ai tender duhet të anulohet, se është procedurë e prokurorit. Në fund ajo kontratë ka përfunduar në 5 milionë e 300 mijë euro…më 1 korrik janë bërë dy vite që e kam dorëzu. Ende nuk më ka ftu Prokuroria”, shtoi Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat