Përgjimet për rezerva shtetërore, Krasniqi e LDK-së: Dorëheqja nuk mjafton pas këtij skandali

Aktuale

Përgjimet për rezerva shtetërore, Krasniqi e LDK-së: Dorëheqja nuk mjafton pas këtij skandali

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 22:30
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimin e të përgjimeve rreth rezervave shtetërore në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dorëheqja nuk mjafton pas këtij skandali.

Ajo ka ftuar institucionet e drejtësisë të marrin masa të shpejta për ta ndriçuar këtë rast.

“Pra, janë dhënë mijëra euro në emër të rezervave shtetërore në një adresë fiktive e malli nuk është marrë. Dorëheqja nuk mjafton pas këtij skandali. Ftoj institucionet e drejtësisë të marrin masa të shpejta për ta ndriçuar këtë rast.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se skandalet në këtë qeveri janë bërë pjesë e përditshme.

“Skandalet në këtë qeveri janë bërë pjesë e përditshme e punës së ministrave, dobët shumë.” – ka përfunduar deputetja e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat