Sejdiu: Ministrat aktualë vendin e parë të punës e kanë menaxhimin e 2 miliardë eurove

Aktuale

Sejdiu: Ministrat aktualë vendin e parë të punës e kanë menaxhimin e 2 miliardë eurove

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 22:41
Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu ka thënë se ministrat e qeverisë Kurti, vendin e tyre të parë të punës e kanë pikërisht drejtimin e dikastereve shtetërore.

Në Rubikon, njohësi i ekonomisë ka thënë se ministrat e kësaj qeverie nuk dinë të menaxhojnë me paranë.

“Vendi i parë i punës i tyre është ministër. Me i vetë, kur ke dhanë rrogë në jetën tane prej djersës tane, asnjë s’di me të thanë kurrgjë hiç. A t’ia heqim dushkun kësaj farë pune? Vendi i parë i punës ministër! Kimetin e punës dhe të parës nuk e kupton ai, asnjëri hiç, absolutisht. Nuk e kupton ai çka domethënë me kriju vlerë, prej qasaj vlere me kriju një të hyrë, prej asaj të hyre me gjeneru rritje, e rritja me i sjellë fitim e ai fitim me pagu rrogë.

Nuk e kupton. Domethënë, këta janë fatkeqësisht amaterë. Këtë e pata kështu për titull. Këta nuk dinë, jo. Këta vendin e parë të punës e kanë me menaxhu me dy miliardë euro”, deklaroi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat