Presidenca: Nuk kemi kërkuar hetim për varrin e Adem Demaçit

Aktuale

Presidenca: Nuk kemi kërkuar hetim për varrin e Adem Demaçit

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 23:13
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka demantuar raportimet e disa mediave në Kosovë në lidhje me hetimet rreth varrit të veprimtarit të çështjes kombetare, Adem Demaçit.

Zëdhënësi i presidentes për media, Bekim Kupina, ka thënë se asnjëherë Presidenca e udhëhequr nga a Osmani, nuk ka kërkuar hetime rreth kësaj çështje.

Tutje, pretendimet e dy gazetave i kanë cilësuar si të pavërteta.

Reagimi i plotë:

Demant

Demantojmë lajmin e publikuar në Gazeta 10 dhe huazuar edhe nga portali Nacionale, me titullin “Hetime për varrin e Demaçit, si doli blof dyshimi i pushtetit?”, i cili tenton ta implikojë Institucionin e Presidencës, të udhëhequr nga Presidentja Vjosa Osmani, lidhur me një kërkesë për hetime mbi procedurat e pagesës për rregullimin e varrit të Adem Demaçit.

Sqarojmë për qytetarët se Presidenca e udhëhequr nga Presidentja Vjosa Osmani, asnjëherë nuk ka kërkuar hetime rreth kësaj çështjeje.

Me datën 14.04.2022, Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës ka kërkuar dokumente lidhur me disa procedura të zhvilluara në vitin 2018, ndaj ushtruesi i detyrës së sekretarit në Presidencë, por jo zv.shefi i stafit siç pretendohet në artikull, i është përgjigjur kërkesës së Policisë.

Asnjëherë ky hetim nuk është kërkuar nga institucioni i Presidencës, në rrjedhën e mandatit të Presidentes Osmani, ndaj pretendimi i artikullit është i pavërtetë.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat