Kryetari i Zubin Potokut: Jap dorëheqje nëse ndodh kjo!

Aktuale

Kryetari i Zubin Potokut: Jap dorëheqje nëse ndodh kjo!

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 23:18
Izmir Zeiqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeiqiri, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës nëse do të kishe një dakordim nga Qeveri e Kosovës me partinë e tij, PDK-në, dhe me ndërkombëtarët.

“Duhet të ketë arsyeje të fortë pse duhet të jap dorëheqje. Nëqoftëse kemi dakordim të harmanizuar pse jo. Pa dakordim me Memli Krasniqin, me partinë, me Qeverinë, besa edhe me ndërkombëtaret unë nuk jap dorëheqje vetëm pse më teket mua”, ka deklaruar ai.

“Duhet të bëhet një analizë pak më e gjerë sa i përket punë së dorëheqjes dhe sa i përket zgjedhjeve të reja të cilat po spekulohen.

Çfarë dua të them me këtë analizë, në qoftë se ne japim dorëheqje, çfarë rezultati do të vijë më pas, është problemi,” ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat