Hoxha: Defekt i madh që zgjedhjet në veri s’u trajtuan në Ohër

Aktuale

Hoxha: Defekt i madh që zgjedhjet në veri s’u trajtuan në Ohër

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 23:25
Ylli Hoxha

Analisti politik Ylli Hoxha, ka deklaruar se ishte defekt e lëshim i madh mostrajtimi i çështjes së zgjedhjeve në veri në Ohër.

Ai tha se Bashkimi Evropian është dashur ta marrin seriozisht çështjen e zgjedhjeve në veri në mënyrë që situata të mos tensionohet më pas.

“Mostrajtimi i çështjes së zgjedhjeve në Ohër, ka qenë defekti e lëshimi më i madh. S’kanë legjitimitet, legjitimiteti e mund legalitetin, çdo ditë e më shumë shtrohet pyetja a janë legjitim, duhet të tërhiqen. Zgjedhjet kanë qenë të domosdoshme, njëherë janë shty me premtimin se do të merren me këtë çështje”, ka thënë ai.

Hoxha theksoi se kryetarët shqiptarë në komunat e veriut duhet të japin sa më shpejt dorëheqje.

“Mbajtja e kryetarëve në veri është pozicion i dobët, i paqëndrueshëm, për shkak të mungesës së legjitimitetit. Insistimi me i mbajtë kryetarët atje… është mundësia e dorëheqjes. Kryetari i Leposaviqit e ka një moment të rëndësishëm vetëm ta dorëzoj mandatin te kryetari i ri”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat