Statovci akuzon opozitën për dekonstruktivitet: Nuk e di se për çfarë qëndrojnë

Aktuale

Statovci akuzon opozitën për dekonstruktivitet: Nuk e di se për çfarë qëndrojnë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 23:53
Jeta Staovci

Deputetja nga Grupi Paralamnetar i Vetëvendosjes, Jeta Staovci, ka akuzuar partitë opozitare për qëndrime jo konstruktive.

Ajo duke folur për mos përkrahjen për Marrëveshjet Ndërkombëtare nga opozita ka thënë se këto përfshihet edhe projektete edhe për komunat e në disa nga qeverisin partitë opozitare.

Statovci tha se pengimi dhe bllokimi nuk ju ndihmon. Madje ajo thotë se ende nuk ka arritur ta kuptojë se për çfarë qëndrojnë.

“Nëse mendon se duhet penguar dhe bllokuar çdo proces të votimit nuk besoj se ju ndihmon. Kritika, alternativat ndoshta do të na bënin neve më të qartë se për çfarë qëndrojnë. Unë ende në shumicën e grupeve në asnjë rrafsh nuk e di se për çfarë qëndrojnë. Ke parti të djathta të cilët flasin për rritje të pagave ende në sektorin publik, ndërsa ne mundohemi ta trajtojmë edhe sektorin privatë përmes Ligjit për pagën minimale e disa e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Është një varg anomalish të cilat kanë kaluar në vargun e politikave ditore të pengimit të njëri- tjetrit”, ka thënë Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat