Bajrami: Gjatë Qeverisë së Isa Mustafës nuk ka pasur asnjë aferë korruptive

Aktuale

Bajrami: Gjatë Qeverisë së Isa Mustafës nuk ka pasur asnjë aferë korruptive

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 00:04
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se gjatë Qeverisë Mustafa nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.

Ajo tha LVV-ja si opozitë kishte arritur që të krijojë një tregim të paqenë.

“Në Qeverinë Mustafa nuk ka pasur asnjë aferë korruptive, nuk kemi qenë hajna”, tha Bajrami teksa ka kritikuar Qeverinë Kurti për skandale të shumta.

“Skandale po iu mbulon skandalin”, tha Bajrami teksa foli për ekzekutivin kosovar të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ajo po ashtu tha se “opozita nuk është duke e shantazhuar pushtetin me gjykata”, sipas saj, Qeveria ka rekturuar shumë njerëz të drejtësisë.

“Kur ju konvenon atyre thonë është i hapur”, tha Bajrami për qasjen e VV-së.

Ajo tha se Qeveria Kurti është e korruptuar, duke shtuar se i ka 5 ministra nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat