Befason Hykmete Bajrami, thotë se LDK-ja ka dalë 36% në një sondazh

Aktuale

Befason Hykmete Bajrami, thotë se LDK-ja ka dalë 36% në një sondazh

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 00:15
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë e LDK-ja e ka bërë një matje një javë më parë në Prishtinë dhe kanë dalur 36 për qind.

Ajo tha se LDK-ja është e gatshme që nesër të dalë në zgjedhje.

Por ajo tha se arsyeje pse nuk i bashkohen iniciativave për mocion mosbesimi është për shkak se opozita nuk i ka numrat në Kuvend.

“E kemi bërë një matje para një jave në Prishtinë dhe kemi dalur 36%. Kjo matje ka qenë për nevoja të brendshme”.

Këtë sondazh, Bajrami e tha teksa kritikoi Qeverinë sesi merret çdo ditë me sondazhet teksa e ka pushtetin në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat