Ligji për skemat pensionale, Miftaraj i reagon Qeverisë: Është marre me rrejtë dhe me mashtru kaq hapur

Aktuale

Ligji për skemat pensionale, Miftaraj i reagon Qeverisë: Është marre me rrejtë dhe me mashtru kaq hapur

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 09:42
Ehat Miftaraj

Drejtori i IKD’së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, që Qeveria po e prezanton si sukses të saj.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se kjo qeveri s’ka pasur vullnet politik që ta miratojë këtë ligj, por se e ka detyruar Gjykata Kushtetuese me aktgjykim.

Shkrimi i plotë:

Qeveria mos te provoj me mashtru opinionin publik. Eshte marre me rrejte dhe me mashtru kaq hapur. Mos na ofendoni inteligjencen. Nalnu!  Kjo qeveri ska pas vullnet politik me miratu ligjin per skemat pensionale. E ka detyru Gjykata Kushtetuese me aktgjykim.  E kane pas obligim kushtetues dhe ligjor me zbatu vendimin e Gjykates Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat