Thirrjet nacionaliste të tifozëve serbë, eurodeputeti i shkruan Borrellit, Varhelyit e Lajçakut: A po e shihni se çfarë po ndodh?

Aktuale

Thirrjet nacionaliste të tifozëve serbë, eurodeputeti i shkruan Borrellit, Varhelyit e Lajçakut: A po e shihni se çfarë po ndodh?

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:02
Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka reaguar sot pas thirrje nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit kanë bërë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

E pas këtyre thirrje ka reaguar eurodeputeti austriak Lukas Mandl ku në një postim në Twitter, ku ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i pyet nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, MiroslavLajcak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne. BE, Kosovë…”, shkruan Mandl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat