Hiqet shiriti, medieve u mundësohet qasja në seancën e Kuvendit

Aktuale

Hiqet shiriti, medieve u mundësohet qasja në seancën e Kuvendit

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 11:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Administrata e Kuvendit, e ka hequr shiritin që u kufizonte qasjen medieve në seancë. Krejt kjo pas insistimit të gazetarëve e kameramanëve, duke pohuar se do ta bojkotonin përcjelljen e seancës.

Të enjten Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie.

Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave. Për veprimin e njëjtë gjatë ditës së djeshme, gazetarët bojkotuan seancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat